Werderi e Rashica me fitore të rëndësishme

Prishtinë | 30 Maj 2020 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Werder Bremeni ka fituar tri pikë të rëndësishme në garën për ekzistencë në Bundesligë.

Të shtunën pasdite, Werderi fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Schalkes, në kuadër të xhiros së 29-të të kampionatit gjerman. Golin e vetëm e shënoi Leonardo Bittencourt në minutën e 32-të, pas asistimit të Milot Rashicës.

Reprezentuesi i Kosovës, Rashica luajti deri në minutën e 58-të. U zëvendësua nga Davie Selke. Ai mori një goditje në fillim të ndeshjes.

Werderi është i parafundit me 25 pikë, dy më pak se Fortuna Duesseldorfi që renditet në pozitën e 16-të. Kjo pozitë në fund dërgon në plejaut. Ndërkohë pozitat 17-të, ku është Werderi dhe 18-të (e fundit) dërgojnë në Bundesliga 2. Paderborni është në vend të 18-të me 19 pikë.

Në ndeshjet tjera të së shtunës, Hertha fitoi 2:0 ndaj Augsburgut, Hoffenheimi 1:0 ndaj Mainzit dhe Eintracht Frankfurtit 2:1 ndaj Wolfsburgut. Për Wolfsburgun prej minutës së 61-të luajti Admir Mehmedi.

Të ngjashme