Werderi i Rashicës nuk këndellet, pëson humbje edhe nga Wolfsburg

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Wolfsburgu ka triumfuar 1:0 në udhëtim ndaj Werder Bremenit të dielën, duke i dhënë Werderit një goditje tjetër në luftën për mbijetesë në Bundesligën gjermane.

Wout Weghorst (82’) shënoi golin e vetëm të ndeshjes, që i takoi xhiros së 30-të të Bundesligës. Admir Mehmedi ishte titullar te Wolfsburgu dhe luajti 64 minuta. Te Werderi mungoi ylli i Kosovës, Milot Rashica, për shkak të lëndimit.

Katër xhiro pa përfunduar stinori Werderi zë vendin e parafundit me 25 pikë, gjashtë pikë larg vendit që i garanton qëndrimin në elitë dhe tri pikë larg vendit që i siguron një ndeshje plejauti.

Wolfsburgu është ngritur në pozitën e gjashtë me 45 pikë, pozitë kjo që e dërgon në Ligën e Evropës.

Të ngjashme