Werderi i Rashicës siguron Bundesligën edhe vitin e ardhshëm

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar ndeshja e dytë e play-offit ndërmjet Heidenheim dhe Werder Bremen.

Bremen me një barazim me rezultat 2 me 2 ka arritur të sigurojë edhe për një vit qëndrimin në Bundesliga.

Kjo pasi që ndeshja e parë e zhvilluar përfundoi pa gola 0 me 0 në “Wesserstadion”, dhe kjo mund të konsiderohet edhe si fitore e ekipit të Rashicës, Werder Bremen ka shënuar dy gola si mysafir.

Werderi arriti të kalojë në epërsi qysh në minutën e tretë-të të ndeshjes me anë të një autogoli të shënuar nga Theuerkauf.

Rezultati u barazua nga Heidenheim pesë minutat par përfundimit të ndeshjes me anë të Kleindienst.

Në minutat shtesë të ndeshjes u shënuan edhe dy gola tjerë, nga një për secilën skuadër.

Augustinsson shënoi për të rikthyer epërsinë e Bremenit.

Ndërkaq në minutën e fundit të ndeshjes nga pika e bardhë shënoi sërish Kleindienst për vendasit.

Edhe pse Werder Bremen ka siguruar mbetjen në Bundesligë.

Përkundër këtij fakti Milot Rashica, pritet të largohet nga kjo skuadër gjatë merkatos verore

Të ngjashme