Werner, alternativë serioze e Lautaros për Barcelonën

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Nëse nuk arrin ta transferojë sulmuesin e Interit, Barcelona do t’ia mësyjë yllit të Leipzigut

Barcelona e ka tashmë Planin B, nëse nuk arrin ta transferojë Lautaro Martinezin.

Sulmuesi i Interit është bërë objektivi kryesor i gjigantit katalunas për sezonin e ardhshëm.

Kampioni aktual spanjoll e sheh 22 vjeçarin si zëvendësues ideal të veteranit të sulmit, Luis Suarez.

Mirëpo, e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se Barça e sheh si alternativë serioze të Lautaros sulmuesin e Leipzigut, Timo Werner.

Ylli i klubit gjerman pëlqehet nga disa klube pas paraqitjeve brilante të shfaqura në Bundesligë.

Me Wernerin, Barça do të kursente para pasi atë do ta blinte më lirë sesa Martinezin.

Të ngjashme