Werner mund të largohet nga Chelsea shkaku i Tuchelit

Prishtinë | 23 Kor 2022 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Timo Werner mund të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të kësaj vere.

Sipas gazetarit nga “Sky Sport Germany”, Florian Plettenberg, sulmuesi është i mërzitur me trajnerin, Thomas Tuchel, i cili është shumë kritik dhe skeptik – derisa thuhet se mes tyre nuk ka harmoni, përcjell Gazeta Express.

Wernerit thuhet se i pëlqen Chelsea, por ai dëshiron që të luajë rregullisht, pasi qëllimi i tij është që të ketë një rol të madh në Botërorin e këtij viti.

Kësisoj, sulmuesi gjerman mund të largohet nga “Stamford Bridge” dhe trajneri nuk do ta pengojë, por do të duhet kohë për të marrë një vendim përfundimtar.

26-vjeçari iu bashkua Chelseat në verën e vitit 2020. Që atëherë, ai ka luajtur 89 ndeshje për klubin dhe ka shënuar 23 gola.

Ish-sulmuesi i Leipzigut me “Blutë” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Të ngjashme