Werner po kalon në Premierliga

Prishtinë | 24 Jan 2019 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Timo Werner është bërë cak i shumë skuadrave evropiane.

Timo Werner është i hapur të largohet nga RB Leipzig, por jo në këtë afat kalimtar të janarit.

Sulmuesi gjerman dëshiron të luajë te një skuadër më e madhe, ndërsa Liverpool, Manchester United dhe Bayern Munich e duan transferimin e tij, përcjell lajmi.net.

Werne nuk dëshiron të luajë më në Bundesligë, andaj bavarezët nuk do të mund ta transferojnë atë.

Rruga tani mbetet e hapur për Manchester United dhe Liverpool, që ka kohë që janë duke e monitoruar zhvillimin e tij.

Të ngjashme