Werner realizon “hat-trick” në fitoren e thellë të Leipzigut

Prishtinë | 24 Maj 2020 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

RB Leipzigu e ka turpëruar Mainzin duke e mposhtur me rezultatin 5:0 në ndeshjen e xhiros së 27-të të Bundesligës. Ndeshja u luajt në Mainz.

Timo Werner ka realizuar tre gola (11’, 48’, 75’) dhe Yussuf Poulsen (23’) e Marcel Sabitzer (36’) i kanë shënuar golat për Leipzigun. Leipzigu pas 27 ndeshjeve zë vendin e tretë me 54 pikë, shtatë më pak se Bayern Muencheni që kryeson. Mainzi zë vendin e 16-të me 27 pikë.

Të ngjashme