Werneri do të largohet nga Chelsea

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi gjerman Timo Werner do të largohet nga skuadra e Chelseat pas vetëm një edicioni, kanë raportuar të enjten mediumet gjermane.

Bëhet e ditur se Werner nuk ka arritur të adaptohet te Chelsea dhe për këtë arsye ka kërkuar largimin, gjë që është miratuar nga drejtuesit e klubit londinez pasi nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij.

Werner 25-vjeçar deri më tani ka shënuar pesë gola në 27 paraqitje në Premier League kurse te Chelsea u transferua me bujë të madhe pas shpërthimit të Leipzigu sezonin e kaluar, në të cilin shënoi 28 gola në Bundesligë.

Në total, këtë edicion Werner ka dhjetë gola e nëntë asistime në 27 ndeshje në të gjitha garat për Chelsean, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme