Werneri po lufton për ta bindur Tuchelin

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi gjerman i Chelseat, Timo Werner, nuk e ka të ardhmen e sigurt te skuadra nga Londra.

“Evening Standard” shkruan se Werneri është duke u munduar që të tregojë vlerën e tij para trajnerit Thomas Tuchel.

Trajneri gjerman i Chelsea është duke planifikuar disa transferime gjatë verës dhe Werneri nuk e ka të sigurt vendin në ekipin anglez.

Raportohet se Tuchel është i etur për të sjellë në “Stamford Bridge” Sergio Agueron dhe Erling Haalandin.

Werneri u transferua te Chelsea në verën e vitit të kaluar për 45 milionë fonte. Deri me tani ka shënuar dy gola në 29 paraqitje.

Megjithatë, Chelsea do të shesë Wernerin vetëm nëse i duhen fonde shtesë trajnerit Tuchel.

Të ngjashme