Wesley Sneijder pensionohet nga futbolli

Prishtinë | 12 Gus 2019 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Ish-mesfushori i Interit dhe Holandës, Wesley Sneijder, ka njoftuar për pensionimin e tij nga futbolli profesional.

Në vend të kësaj, mesfushori holandez do të kalojë sezonin e duke e parë skuzadrën ku edhe kishte luajtur futboll si fëmijë Utrecht, nga tribunat e stadiumit.

“Dashuria ime për qytetin e Utrecht është e madhe,” ka thënë ai në faqen zyrtare të skuadrës nga Eredivisie.

“Shpesh folëm për mundësinë që unë të vij këtu, dhe tani e kemi shtruar këtë gjë në letër. Mezi pres një sezon të shkëlqyeshëm”.

Lojtari 35-vjeçar shënoi 22 gola dhe siguroi 25 asistime në 116 paraqitje për Interin midis viteve 2009 dhe 2013.

Ai fitoi një Scudetto, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2010, por polemikisht humbi Topin e Artë atë vit.



Të ngjashme