West Hami interesohet për dy mesfushorët e Arsenalit

Prishtinë | 09 Jan 2018 | 18:15 | Nga

Dyshja e mesfushorëve të Arsenalit, Francis Coquelin dhe Mohamed Elneny janë cak i West Ham Unitedit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Arsene Wenger i ka hapur derën për largim Coquelinit, duke ngjallur interesim të Valencias nga Spanja.

West Hami raportohet se është duke përgatitur një ofertë prej 12 milionë funteve për francezin, i cili do të mbulonte hapësirën në fazën e mbrojtjes në mesfushë.

Sky Sports raporton se Elneny është një opsion tjetër për Moyesin, pasi egjiptiani nuk ka gjetur vend këtë sezon në formacionin e Arsenalit.

Të ngjashme