West Hami kërkon 90 milionë euro për Ricen

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e West Ham Unitedit ia ka caktuar çmimin mesfushorit Declan Rice, i cili po kërkohet me ngulm nga Manchester Unitedi.

“Daily Mail” ka njoftuar të enjten se West Hami po kërkon hiç më pak se 90 milionë euro dëmshpërblim për ta lënë të lirë Ricen, të cilin Manchesteri po synon ta transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Koha Ditore.

Rice, 20-vjeçar, po shkëlqen te West Hami dhe po vlerësohet ndër mesfushorët më të mirë defensivë në Premier League.

Rice këtë edicion është i pazëvendësueshëm te West Hami, pasi ka luajtur në të gjitha – shtatë ndeshjet në Premier League.

Ai në vitin 2017 është promovuar në ekipin e parë të West Hamit dhe ka kontratë deri në vitin 2024. Rice ka edhe pesë ndeshje me Anglinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme