West Hami kërkon ta mbajë Lingardin

Prishtinë | 12 Mar 2021 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

West Hami po dëshiron ta blejë kartonin e sulmuesi Jesse Lingard. Mediat angleze kanë bërë të ditur të premten se drejtuesit e klubit londinezë kanë vendosur ta blejnë kartonin e lojtarit.

Lingard është i huazuar nga Manchester Unitedi te West Hami, deri në fund të këtij sezoni.

Çekanët kanë përgatitur një ofertë rreth 25 milionë euro për t’i siguruar shërbimet sulmuesit anglez.

Lingard këtë sezon në gjashtë ndeshje ka shënuar katër gola dhe dy asistime.

Të ngjashme