West Hami zyrtarizon dy transferime, pritet Felipe Anderson

Prishtinë | 20 Qer 2018 | 15:07 | Nga

West Hami po përforcohet për sezonin e ri. Issa Diop është zyrtarisht një futbollist i West Ham.

Klubi londinez arriti marrëveshjen me francezët e Toulouse mbi bazën e rreth 25 milionë eurove, me 21-vjeçarin që do të vendoset në dispozicion të trajnerit Manuel Pellegrini.

Por Diop nuk është goditja e vetme e West Hamit që ka zyrtarizuar gjithashtu edhe afrimin e portierit polak Lukaz Fabianski ndërsa është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Lazion për Felipe Anderson me “çekanët” që sëfundmi e kanë rritur ofertën e tyre deri në 45 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme