Whitaker, 62-vjeçari që po synon Lojërat Olimpike në Tokio

Prishtinë | 03 Qer 2018 | 17:29 | Nga

Sportistët e sporteve të ndryshme kanë mënyrat e veta për të evituar rrënimin që vjen me kohën.

Legjenda e golfit Gary Player 82-vjeçar, bën 1.000 pompa në ditë. Futbollisti Ryan Giggs luajti 22 vjet të gjata te Manchester Unitedi, pjesërisht falë jogas, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu cili është sekreti i jetëgjatësisë në sport të kalëruesit 62-vjeçar John Whitaker?

“Jam kokëfortë”, pranon britaniku, që fitoi medalje botërore qysh në vitin 1980. “Pos kalërimit unë nuk bëj asnjë stërvitje fitnesi, por jam i zënë gjithë kohën dhe nuk jam dembel. Familja ime e di se nuk bën të më thotë të ngadalësohem. Dua të vazhdoj të garoj derisa të mos jem në gjendje të bëj më”.

Në moshën e tij Whitakerit mund t’i falet që është ngadalësuar paksa. Si dhe të qenit më selektiv në kuajt të cilët kalëron dhe po ashtu duke hequr dorë nga pjesëmarrja në disa gara ndërkombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme