Wijnaldum: Do ta bëjmë historinë me Liverpool, në Kupën e Botës për Klube

Prishtinë | 18 Nën 2019 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Gini Wijnaldum është i bindur se Liverpool janë të gatshëm të fitojnë Kupën e Botës për Klube.

Holandezi sheh një tjetër mundësi të mirë për të bërë historinë me Liverpool dhe të arrijnë diçka të madhe.

Kupa e Botës për Klube do të mbahet më 11 dhjetor, dhe Gini e sheh skuadrën të bashkuar para kësaj sfide.

“Jam duke parë përpara që të luajë në Kupën e Botës për skuadra. Çfarë më pëlqen është ajo se nëse fitojmë, do të kemi fanellën me distinktiv. Kjo është diçka që duam të arrijmë” ka thënë Wijnaldum, transmeton lajmi.net.

“Kjo e bën këtë kompeticion të veçantë. Së pari, është e vështirë të kualifikohesh në këtë turne. Së dyti, luajmë kundër skuadrave që gjithashtu kanë pasur mund të madh të vijnë këtu. Për këtë arsye e shijoj shumë” ka thënë holandezi.

Skuadra e Jurgen Klopp luan në këtë kompeticion pasi fitoi Ligën e Kampionëve.

Të ngjashme