Wijnaldum i vendosur të transferohet te Barcelona, refuzon kontratën e Liverpoolit

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Georgino Wijnaldum duket se më në fund ka vendosur të qartësojë të ardhmen e tij.

Liverpooli ka kohë që i ka ofruar kontratën e re mesfushorit holandez, mirëpo ai ka arritur disi të shmangë atë.

Sipas saj që raporton Todofichajes, Wijnaldum po e kërkon transferimin te Barcelona, pasi edhe në verën e vitit të kaluar ishin në bisedime.

Lojtari 30-vjeçari duket se është bindur nga Ronald Koeman që t’i bashkohet në Camp Nou, pasi kanë raporte të mira që nga koha kur të dy ishin te kombëtarja e Holandës.

Liverpooli nuk dëshiron të shesë Wijnalduimin, mirëpo është dëshira e lojtarit që të kalojë në radhët e katalunasëve.

Kujtojmë se kontrata aktuale e lojtarit skadon në verën e këtij vitit dhe ai mund të kalojë te Barcelona si lojtar i lirë. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme