Wilder zbulon se përse nuk do të përballet kurrë me Joshuan

Prishtinë | 10 Dhj 2019 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Deontay Wilder ka thënë se ai nuk mendon që do të përballe ndonjëherë me Anthony Joshuan.

Boksieri britanik i riktheu në brezin e tij tre titujt, WBA, WBO, IBF dhe IBO në rimeçin që u zhvillua në Arabinë Saudite ndaj Andy Ruizit në fundjavën e kaluar.

Joshua – Wilder, do të ishte njëri ndër çete më të mëdha në histori të boksit, mirëpo duket se ajo gjë nuk do të ndodhë.

(Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“Mendoj se nuk do të shohim asnjëherë një përballje për titullin e më të mirit”, ka thënë amerikani për The Athletic.

“Nuk do ta shohim asnjëherë, nuk dua që njerëzit të mbajnë shpresa, pasi nuk do të ndodhë kurrë”.

Deontay Wilder (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

“Ata nuk mund të thoshin asgjë për përballjen me mua. Ata nuk arritën ta thoshin emrin tim. Ata vetëm u sillën rreth meje”.

“Jam shumë i rrezikshëm. Ju më keni parë çfarë mund të bëjë në ring. Nuk bëjë lojëra. Dhe paramendoji se çfarë i bëri Andy Ruizi Anthony joshua, paramendojeni çfarë mund t’i bëjë unë. Ata po qëndrojnë larg meje”, ka shtuar më tej Wilder.

Amerikani do të ripërballet me Tyson Furyn në fillim të vitit 2020, e që më pas mund të kemi përballjen me Joshuan. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme