Willems: Më e vështirë ta ndalosh Traoren sesa Ronaldon

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Jetro Willems ka thënë se më e vështirë është ta ndalosh Adama Traoren sesa Cristiano Ronaldon.

Mbrojtësi i Newcastles u përballe me anëtarin e Wolverhampton Wanderers në barazimin 1-1 në fundjavën e kaluar.

Holandezi ka thënë se 23-vjeçari jo vetëm që është i fortë fizikisht, por ai është edhe shumë i shpejtë.

“Ai (Traore) njihet si lojtar i shpejtë në futboll dhe kjo është e vërtetë. Më pëlqen të mendoj se edhe unë jam i shpejtë – së paku para se të përballesha me të! Ajo ishte diçka tjetër”, ka thënë Willems.

“Kam luajtur edhe kundër Ronaldos, që është lojtar i shpejtë, por jo edhe aq. Natyrisht, ai ka driblime të mrekullueshme, por që kur përballesh me dikë më të shpejtë, e kuptoni dobësinë”, ka shtuar më tej ai.

Traore është duke shkëlqyer te Wolves dhe shumë skuadra e duan transferimin e tij, mirëpo klauzola e tij e largimit është 82 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme