Williams tërhiqet nga WTA Tour Finals

Prishtinë | 17 Tet 2016 | 18:52 | Nga

Serena Williams edhe këtë vit do t’i mungojë Turneut të fund vitit në tenis, që do të zhvillohet në Singapor.

Është vetë amerikania që e konfirmoi këtë lajm duke deklaruar se në këtë moment ajo po mendon për riaftësimin e saj nga dëmtimi në shpatull.

“Jam e detyruar të heq dorë nga turneu i fundvitit në Singapor për shkak të problemeve që kam në shpatull. Për mua është e rëndësishme që të riaftësohem dhe tw jem gati për vitin 2017 dhe Australian Open”, deklaron ish-numri 1 i renditjes botërore.

Nga kjo tërheqje e Williams mund të përfitojnë Johanna Konta ose Carla Suarez Navarro për të qenë mes pjesëmarrëseve në “WTA Tour Finals”, me britaniken që është në avantazh kundrejt spanjolles.

Ndërkaq, 7 tenistet e tjera që do të marrin pjesë në këtë eveniment janë Kerber, Radwanska, Halep, Pliskova, Muguruza, Keys dhe Cibulkova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme