Willian konfirmon se po largohet: I kërkova tri vite kontratë, Chelsea më ofroi dy

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Willian ka bërë të ditur se mund të largohet nga Chelsea në këtë verë, shkaku i mosmarrëveshjeve për kontratën e re.

Sulmuesit brazilian i është ofruar mundësia nga The Blues që të qëndrojë në klub edhe për dy vite të tjera, mirëpo ai kërkon kontratë trevjeçare.

“Është një situatë e vështirë pas Chelsea më ka ofruar kontratë dyvjeçare dhe duket se ata nuk do të ndryshojnë qëndrimin”, ka thënë anësori.

“Unë dua kontratë trevjeçare. Situata është e vështirë shkaku i kërkesës sime. Nuk e di nëse do të jetë e mundur të qëndrojë në skuadër”.

“Qëllimi im është që të qëndrojë te Chelsea dhe të fitojmë ndeshje, por duket se janë dy gjëra të kundërta. Kam kokën e qartë dhe dua të vazhdojë të jap kontributin tim. Është e vështirë nëse do të qëndrojë, mirëpo do të shikojmë se çfarë do të ndodhë”, ka shtuar më tej Willian.

Për brazilian janë të interesuar skuadra si, Tottenham Hotspur, Juventsus dhe Barcelona, derisa skuadra londineze e dëshiron qëndrimin e tij. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme