Willian shpreson që Hazard të mbetet te Chelsea

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Willian nuk e di nëse bashkëlojtari i tij Eden Hazard do të mbetet te Chelsea, por shpreson që ai ta bëjë një gjë të tillë.

Belgu është lidhur ngushtë me një transferim te Real Madridi pas një sezoni jo fort të kënaqshëm tek Të Kaltrit.

“Nuk e di, nuk mendoj ashtu”, ka thënë Willian i pyetur nëse Hazard ka luajtur për herë të fundit në Stamford Bridge mbrëmë në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.

“Sa më përket mua, shpresoj që të rrijë, por në futboll nuk i dihet kurrë. Mendoj që koha e tij është këtu, që të luajë për Chelsea-n”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme