Winks drejt Manchesterit Unitedit

Prishtinë | 06 Jan 2020 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Harry Winks sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet skuadrës së Manchester Unitedit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Tabloidi anglez “The Sun” ka raportuar të hënën se Unitedi është në negociata me Tottenhamin për shërbimet e mesfushorit defensiv, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Ole-Gunnar Solskjaer.

Mësohet se Manchesteri është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 50 milionë euro për Winksin.

23-vjeçari, është produkt i akademisë së Tottenhamit kurse pjesë e ekipit të parë është prej edicionit 2016/17.

Këtë edicion, Winks ka regjistruar 20 paraqitje në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me Tottenhamin deri në verën e vitit 2024 kurse ka edhe gjashtë ndeshje me Përfaqësuesen e Anglisë.

Interesim për Winksin, ka treguar edhe skuadra e Manchester Cityt.

Të ngjashme