Wirtz bëhet lojtari më i ri që shënon gol në Bundesligë

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Tinejxheri i Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz është bërë golashënuesi më i ri në histori të Bundesligës. Ai të shtunën realizoi në humbjen 4:2 nga Bayerni.

Futbollisti i talentuar u aktivizua në pjesën e dytë dhe ia doli të mposhtë portierin e Bayernit dhe të Gjermanisë me përfundim sensacional të aksionit në minutën e 89-të.

Mesfushori sulmues, Wirtz, është zhvilluar në akademinë e Koelnit, ndërsa i është bashkuar Leverkusenit këtë vit.

Me 17 vjet e 34 ditë, anëtari i të rinjve të Gjermanisë ka shënuar gol në moshë më të re se Nuri Sahin që ka mbajtur rekordin deri më tani. Sahin kishte shënuar për Borussia Dortmundin në vitin 2005, kur i kishte 17 vjet e 82 ditë.

Të ngjashme