Wolvesi kërkon 40 milionë euro për Traoren

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Skuadra angleze Wolverhamptoni i ka caktuar çmimin sulmuesit të krahut, Adama Traores që pritet të largohet në fund të këtij edicioni.

Për ta lënë të lirë Traoren ekipi anglez po kërkon 40 milionë euro dëmshpërblim duke pasur parasysh interesimin e madh të skuadrave tjera.

Traore 25-vjeçar është njëri prej lojtarëve më të dalluar në Premier League kurse ka kontratë me Wolvesin deri në vitin 2023.

Ai këtë edicion ka një gol e një asistim në 31 paraqitje në të gjitha garat.

Traore është pjesë e Wolvesit prej vitit 2018 kurse karrierë në Angli ka bërë edhe te Middlesbroughu e Aston Villa.

Ai vitin e kaluar ka debutuar edhe me Përfaqësuesen e Spanjës dhe deri më tani ka pesë paraqitje.

Të ngjashme