Wright: Ozil do të luante më mirë te Unitedi

Prishtinë | 11 Jan 2018 | 10:05 | Nga

Ish-sulmuesi i Arsenailt, Ian Wright, beson se Mesut Ozil do të luante më mirë te Manchester Unitedi.

Për të ardhmen e Ozilit janë rritur dyshimet në masë të madhe, marrë parasysh se reprezentuesi gjerman e ka kontratën të skaduar në fund të sezonit.

29 vjeçari ka punuar me Mourinhon gjatë kohës së tyre te Real Madridi dhe Wright ka pranuar se Ozili do të shkëlqente te Unitedi.

“Mendoj se ai është tipi i lojtarit që e bart mbi supe ekipin e tij gjatë ndeshejs, por nëse ekipi po luan mirë, ai do të shkëlqejë në gjithë fushën”.

“Me lojtarët që do të luante te Unitedi, ai do të ishte i pabesueshëm”.

“Ai është i shkëlqyer dhe me ekipin e duhur e me lëvizshmërinë e duhur para tij, ai lehtësisht është një prej më të mirëve që kam parë. Ai është fantastik”, theksoi Wright.

Që prej se arriti nga Reali në vitin 2013, Ozil ka shënuar 27 gola dhe ka regjistruar 47 asistime në 134 paraqitje në Ligën Premier.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme