Wuhan Zall do ta hapë sezonin e vonuar të Kinës në futboll

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Wuhan Zall, klubi nga epiqendra e koronavirusit, do të luajë në ditën hapëse të Superligës kineze në një fillim simbolik të sezonit të vonuar, sipas një programi të lëshuar të hënën nga Federata e Futbollit të Kinës. Zall, i cili u detyrua të qëndrojë në mërgim për 104 ditë pasi virusi u shfaq në qytet në fund të vitit të kaluar, do të përballet me Qingdao Huanghai të promovuar rishtas pas dyerve të mbyllura në Suzhou, pranë Shangait, më datën 25 korrik kur edhe do të fillojë sezoni i futbollit në Kinë, shkruan AFP. 

Kampioni në fuqi, Guangzhou Evergrande, e Fabio Cannavaros, do të luajë me fituesin e kupës, Shanghai Shenhua, në ditën e njëjtë, por në qytetin verilindor – Dalian. Superliga kineze është e ndarë në dy grupe për sezonin e vonuar nga virusi, në Dalian dhe Suzhou, si pjesë e një formule të rindërtuar në mënyrë drastike të krijuar për të parandaluar infeksionet e përhapjes së virusit.

Lojtarët dhe stafi do të kenë kufizimet e lëvizjeve të tyre gjatë fazës së parë të sezonit, dhe do të lejohen vetëm në stadiume, fusha stërvitore dhe hotelin e tyre për të paktën dy muaj. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen prapa dyerve të mbyllura, në përputhje me ligat e futbollit në të gjithë globin që janë duke u përpjekur të rifillojnë në këtë kohë pandemie. Elita e futbollit kinez ishte menduar të fillonte më 22 shkurt, por u shty për një kohë të pacaktuar në janar, duke u bërë një nga viktimat më të hershme sportive të krizës.

Trajneri i Guangzhout, Cannavaro, është i shqetësuar për formën fizike të dy futbollistëve të tij kryesorë, ish-mesfushorit të Barcelonës, Paulinho, dhe brazilianit tjetër, Anderson Talisca, kur të fillojë sezoni i ri në fund të këtij muaji. Të dy u bllokuan në Brazil për shkak të kufizimeve të udhëtimit para se të ktheheshin kohë më parë në Kinë, me Talisca që është në përfundim e sipër të karantinës së detyrueshme prej dy javëve. Po ashtu, Cannavaro ka thënë se të gjitha ekipet do të kenë telashe në këtë sezon.

Të ngjashme