Xavi arrin në Barcelonë

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Xavi Hernandez momentalisht arriti në Barcelonë sot në mesditë nga Katari për t’i kaluar pushimet.

Sport raporton se ai do t’i shfrytëzojë ditët e pushimit edhe për t’i vazhduar negociatat me Barcelonën.

Barcelona po e shqyrton mundësinë e ndryshimit të trajnerit, pasi Koeman e ka humbur besimin e bordit, ndërsa ndeshjet e fundit të katalonasve ishin dështim.

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez e ka nënshkruar kontratën e re me ekipin Al Sadd deri në vitin 2023, por kjo nuk do të thotë që ai nuk mund të marrë drejtimin e klubit katalonas.


Të ngjashme