Xavi do t’ia japë një shans të dytë Pjanicit

Prishtinë | 12 Nën 2021 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Miralem Pjanic ëndërron të rikthehet te Barcelona.

Mesfushori boshnjak i cili këtë sezon po luan si i huazuar te Besiktas në Turqi u largua nga blaugranat gjatë verës për faktin se trajneri Ronald Koeman as që e merrte në konsideratë, megjithatë me uljen e Xavi Hernandez në stol gjërat mund të ndryshojnë për mirë për Pjanic në aspektin individual.

Sipas raportimeve që vinë nga mediat turke, Pjanic mund të rikthehet te Barça që në janar për të provuar një shans të dytë këtë herë me Xavi Hernandez, pasi tashmë edhe për vetë tifozët e Barcelonës, Ronald Koeman është një kujtim i largët.

Të ngjashme