Xavi e konfirmon largimin e Pjanicit

Prishtinë | 06 Sht 2022 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Miralem Pjanic po largohet nga Barcelona.

Pavarësisht se mesfushori boshnjak nuk u largua në afatin kalimtar të verës, ai ka vendosur që të largohet tani – transmeton Gazeta Express.

Edhe trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka konfirmuar vendimin e Pjanicit për t’u larguar nga “Camp Nou”.

“Pjanic ka vendosur të largohet për më shumë mundësi. Ai ka qenë një profesionist i madh, kështu që mendoj se ai kishte shanse këtu, por secili zgjedh rrugën e vet”, ka deklaruar spanjolli.

Mesfushori boshnjak shumë shpejt pritet të zyrtarizohet te klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Sharjah FC.

32-vjeçari do të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare. 

Të ngjashme