Xavi gëzon tifozët e Barcelonës: Është ëndrra ime, jam në pritje të ofertës

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Emri i Xavi Hernandez vazhdon të jetë i lidhur për ta marrë drejtimin e gjigantit katalunas, Barcelonës.

Ish-mesfushori legjendar i klubit për momentin ndodhet në Katar, ku drejton skuadrën e Al-Sadd.

Megjithatë shpesh herë emri i tij është lidhur me Barcelonën dhe tekniku katalunas më në fund ka thyer heshtjen.

Xavi ka deklaruar se ëndrra e tij është ta drejtoj Barcelonën, por nuk e di nëse do të ndodhë një gjë e tillë së shpejti.

“Kam dëshirë që të trajnoj Barcelonën. Nuk e kam fshehur kurrë, është objektivi im, është ëndrra ime. Nuk e di nëse do të ndodhë apo jo, nëse do të kenë nevojë për mua apo jo”, u shpreh Xavi.

Tutje tekniku katlunas deklaroi se ndihet mirë në Katar, por nëse vije një ofertë nga Barcelona, atëherë do ta vlerësojë me qetësi.

Të ngjashme