Xavi kërkon treshen e sulmit të Chelseat

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Xavi Hernandez është rikthyer në Barcelonë, por tani si trajner i katalonasve dhe po kërkon që të ndikojë në përmirësimin e gjendjes së klubit.

Afati kalimtar i janarit do të jetë i zënë për Barcelonën dhe Xavin që raportohet se po kërkon të “peshkojë” te Chelsea, transmeton Gazeta Express.

Legjenda e Barcelonës po kërkon të huazojë disa lojtarë dhe ka identifikuar tre nga Chelsea: Christian Pulisic, Hakim Ziyech dhe Callum Hudson-Odoi.

Sipas Diario Sport, Barcelona po monitorojnë treshen, që nuk kanë minutazhë të mjaftueshme nën drejtimin e Thomas Tuchel.

Huazimi mund t’i përshtatej të dy palëve, pasi Barcelona synon të forcojë opsionet e saja sulmuese, ndërsa Chelsea mund të përfitojë nga rritja e tyre në një klub ku mund të luajnë më shumë.

Të ngjashme