Xavi pensionohet: E nisi dhe e përfundoi karrierën me disfatë, mes tyre mori 32 trofe

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Njëzet vjet, nëntë muaj dhe dy ditë pasi debutoi me Barcelonën, Xavi Hernandez i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist, pasi ndeshjet mes Al Saddit dhe Persepolisit në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Ndeshja e parë e Xavit me “Blaugranët” ishte një disfatë me rezultat 2:1 në duart e Real Mallorcas, përderisa ai e përfundoi këtë karrierë me disfatë me rezultat 2:0 kundër klubit izraelit, Persepolis.

Me Barcelonën, ai i fitoi 25 trofe dha ia dha lamtumirën klubit pasi e ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve, në vitin 2015, në Berlin. Gjithsej, në karrierën me Barcelonën, Spanjën dhe Al Saddin, ai i fitoi 32 trofe.

“Prisja që ndeshja ime e fundit të jetë një gjë shumë normale dhe e natyrshme”, ka thënë Xavi për Marcan.

“Ndeshja ime e fundit në futbollin elitar, në elitar, ishte në finalen e Ligës së Kampionëve me Barcelonën”.

“I kam thënë lamtumirat e mia tashmë atje dhe këtu ndoshta ata do të bëjnë diçka për mua, por nuk dua asgjë të madhe, nuk dua të jem ylli”.

Do t’i bëjë falënderimet e mia dhe do ta fillojë një epokë të re”.

Trashëgimia kulturore që Xavi e la pas vetes edhe në klubin katalonas, edhe me ekipin kombëtar të Spanjës, do të mbahen mend për shumë vite në vazhdim.

Xavi mund të jetë pensionuar nga karriera e tij si futbollist, por ai do të mbetet edhe më tutje në botën e futbollit. Tani, ai është duke i bërë hapat e tij të parë për t’u bërë trajner. Qëllimi i tij është të kthehet në Barcelonë, por këtë herë si trajner.

“Ideja ime është që ta nisi si trajner këtu në Katar, ku nuk ka shumë presion, ta dëshmoj veten dhe të fitoj më shumë përvojë. Qëllimi im është të kthehem në Evropë, veçanërisht në Barcelonë”, shtoi Xavi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme