Xavi rinovon kontratën me El Sadd

Prishtinë | 26 Jan 2017 | 17:23 | Nga

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez, ka rinovuar kontratën e tij edhe për një vit me ekipin e Ligës së Yjeve në Katar, El Sadd.

Në një deklaratë me shkrim nga klubi thuhet se mesfushori spanjoll Xavi i cili ka ardhur në këtë skuadër në sezonin 2015-2016 ka firmosur për zgjatjen e kontratës edhe për një vit.

Xavi festoi dje 37-vjetorin, ndërkohë me Barcelonën ai ka fituar 4 UEFA Champions League. Ai gjithashtu ka fituar me skuadrën kombëtare të Spanjës dy kupa të Evropës dhe një të botës.

Gjatë aktivizimit të tij tek El Saadd-i, Xavi ka luajtur 28 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme