Xavi: Ronaldo është spektakolar, por e eklipson Messi

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 11:52 | Nga

Një nga lojtarët e mëdhenj të Barcelonës, Xavi, vlerësoi si spektakolar Cristiano Ronaldon, por tha se Lionel Messi mbetet “lojtari më i mirë në histori”.

Ronaldo dhe maestro i Barcelonës, Messi, krahasohen rregullisht dhe gjithmonë ngrenë diskutime mbi lojtarin më të madh të të gjitha kohërave.

Xavi, një ish-bashkëlojtar i Messit në “Camp Nou”, tha se Ronaldo ka merituar lavde, por ndjen se sulmuesi portugez është eklipsuar nga argjentinasi, transmeton telesport.al. “Cristiano Ronaldo është një golashënues i lindur, një futbollist spektakolar”, tha ai për “A Bola TV”.

“Problemi është se ekziston Messi, i cili për mua është lojtari më i mirë në histori. Ky është problemi i vetëm që ka Cristiano Ronaldo, por ai është një lojtar që shënon dhe vazhdon të bëjë epokë”, theksoi Xavi.

Real Madridi i Ronaldos është në aksion të martën, në Ligën e Kampioneve, teksa do të luajë me rivalët e të njëjtit qytet, Atletico Madrid, në ndeshjen e parë të raundit gjysmëfinal. Ndërkohë, beteja mes Barcelonës dhe Real Madridit për lavdinë e La Liga-s është vendosur të zbresë “në tel”, me katalanasit që gëzojnë diferencën e golave, ​​duke pasur një ndeshje më shumë se “Los Blancos”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme