Xavi synon transferimin e Sterlingut nëse bëhet trajner i Barçës

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e Barcelonës, Xavi e ka identifikuar Raheem Sterlingun si njërin nga transferimet potenciale nëse bëhet trajner i gjigantit katalunas.

Mail raporton se Xavi është një nga pretendentët për të marrë drejtimin e Barçës pas presionit të madh në të cilin gjendet aktualisht trajneri Ernesto Valverde, transmeton Koha.net.

Megjithatë, sipas mediave britanike Barcelona do të duhej të paguante më shumë se 169 milionë euro për ta pasur në radhët e veta yllin anglez, Raheem Sterling.

E gjithashtu interesim për të raportohet se ka shprehur edhe Real Madridi.

Të ngjashme