Xavi u thotë lamtumirë stafit dhe lojtarëve të Al-Sadd, po kthehet në Barcelonë

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Xavi Hernandez do të jetë trajner i ardhshëm i Barcelonës, teksa tani mungon vetëm zyrtarizimi.

Klubi i tij i deritashëm, Al Sadd e ka liruar trajnerin spanjoll, për të cilin ka konfirmuar se do t’i bashkohet gjigantit katalunas.

Ndërkohë, Xavi tashmë u ka dhënë lamtumirën lojtarëve dhe stafit të Al-Sadd.

Xavi do ta pasojë në “Camp Nou” të shkarkuarin Ronald Coeman, të cilin përkohësisht e zëvendësoi trajneri i Barça B, Sergio Barjuan.

Shumë shpejt, legjenda katalunase pritet ta marrë në dorë ekipin e La Ligas, i cili nuk e ka nisur mirë sezonin e ri. 

Të ngjashme