Xhaka, Abrashi, Zhegrova, Kasami, Bunjaku dhe Isufi e sfidojnë Yong Boys

Prishtinë | 08 Maj 2021 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Shqiptarët në aksion mund t’i shihni ekskluzivisht të shtunën, duke filluar nga ora 20:30 drejtpërdrejt në Art Sport 1.

Skuadra e Bazelit që ende nuk e ka siguruar vendin ne dytë për kualifikim në garat evropiane në Raiffeisen Superligën e Zvicrës, do t’i sfidojnë brenda stadiumit të saj kampionët e këtij sezoni, Young Boys.

Shqiptarët në aksion mund t’i shihni ekskluzivisht të shtunën, duke filluar nga ora 20:30 drejtpërdrejt në Art Sport 1.

Dita e shtunë në kanalet sportive të Art Motion do të mbyllet me një ndeshje shumë interesante nga liga zvicerane.

Baseli i vendit të dytë me shqiptarët Xhakën, Abrashin, Zhegrovën, Kasamin, Bunjakun e Isufin do kërkojë pikët maksimale ndaj Young Boysit që veçse janë shpallur kampion të këtij sezoni.

Duke ditur se në Zvicër janë tri vende që kualifikohen në garat evropiane, Baseli, Servette, Lugano, Luzerni e Llozana janë ende në garë për pozitat 2 dhe 3.

Baseli ka 13 fitore, 8 barazime e 11 humbje, kështu duke grumbulluar 47 pikë, ndërsa Young Boysi është në vendin e parë me 72 pikë në total.

Në ndeshjet gjatë këtij sezoni, Young Boys ka arritur të fitojë dy herë, ndërsa ndeshja e tretë ka përfunduar me barazim, 1:1.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme