Xhaka asiston, Arsenali kthehet te fitorja

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori kosovar, Granit Xhaka ka kontribuar me një asistim në fitoren e Arsenalit pas dy humbjeve dhe një barazimi në Premier League të Anglisë.

Xhaka asistoi për golin e parë të shënuar në minutën e 13-të nga Pierre-Emerick Aubameyang, ndërsa Arsenali fitoi të dielën ndaj Leeds Unitedit me rezultatin e thellë, 4:2, në kuadër të xhiros së 24-t të elitës së futbollit anglez.

Aubameyang shënoi edhe golin e dytë në minutën e 41-të dhe të katërtin në minutën e 47-të. Golin e tretë e shënoi Hector Bellerin në minutën e 45-të.

Me këtë fitore Arsenali ka 34 pikë nga 24 ndeshje të zhvilluara dhe renditet i dhjeti. Për Xhakën ishte asistimi dytë në 20 ndeshje në Premier League këtë edicion, kurse ka shënuar edhe një gol.

Te Leedsi luajti Ezgjan Alioski deri në minutën e e 53-të. Leedsi është në vendin e 11-të me 32 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme