Xhaka duhet të kontrollojë veten…

Prishtinë | 24 Jan 2017 | 12:24 | Nga

Trajneri i kombëtares helvete, Vladimir Petkoviq, duhet t’i flasë qartë Granit Xhakës, mendon kryeredaktori i sportit në BLICK, Andreas Böni.

Gazetat britanike e kanë kryqëzuar me kritika Granit Xhakën duke e quajtur futbollist “pa tru”. Kritika të ashpra kanë ardhur edhe nga legjendat e futbollit anglez Danny Murphy dhe Thiery Henry që paralajmërojnë se Xhaka mund të mbetet gjithë kohës në stol pas mospërmirësimit të gabimeve.

Dhe fatkeqësisht duhet të thuhet se ndërhyrja e ashpër më dy këmbë 60 metra larg portës është naive dhe nuk është e tolerueshme të ndëshkohesh nëntë herë me karton të kuq nga maji 2014.

Prandaj duhet ta trajtojë rastin edhe trajneri i kombëtares helvete, Vladimir Petkoviq. Ai duhet ta mbështesë Xhakën nga jashtë, në mënyrë logjike. Por nga brenda duhet ti jap sqarime të qarta.

E qartë: Xhaka është lider agresiv. Kjo është kërkuar nga ai. Kjo e bën atë më të fuqishëm. Pozicioni i tij është balancues.

Megjithatë ai duhet të mësojë, të bëhet më i mençur, të kontrollojë veten dhe të bëhet më i përulur. Dhe gabimit të shikojë edhe te vetëvetja. “Në të kaluarën kam parë shumë kartona të verdhë dhe të kuq. Por këtë nuk e shikoj si problem. Kjo është loja ime dhe unë nuk e ndryshoj për askënd,” tha ai në dhjetor.

Kjo nuk të ndihmon. Veçanërisht zemëruese është, sepse ai së fund mori shansin për të luajtur si titullar nga mungesat e Cazorla dhe Coquelin. Ai luante qetë dhe krijoi bindjen se do jetë përgjithmonë titullar, por në fund është përjashtuar.

Në 11 shkurt përfundon pezullimi i tij, ndërsa katër ditë më vonë është ndeshja vendimtare kundër Bayern München. Do jetë emocionuese nëse Arsene Wenger do ia jepte përsëri mundësinë për të luajtur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme