Xhaka e Arsenali marrin pikë me gol të minutës së 97-të

Prishtinë | 18 Pri 2021 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Edward Nketiah ka shënuar gol në minutën e 97-të për t’i siguruar një pikë Arsenalit.

Të dielën në “Emirates”, Arsenali luajti 1:1 me Fulhamin. Fulhami ishte në epërsi prej minutës së 59-të. Josh Maja realizoi penallti që dukej se do të ishte e mjaftueshme për Fulhamin.

Por Nketiah realizoi në minutën e shtatë të kohës shtesë për të barazuar shifrat në 1:1.

Granit Xhaka për herë të tretë rresht është paraqitur në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë te Arsenali.

Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 32-të të Premier Leagues. Arsenali është i nënti me 46 pikë. Fulhami mban pozitën e 18-të me 27 pikë.

Të ngjashme