Xhaka: E dhimbshme të mos fitosh

Prishtinë | 28 Tet 2018 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka sot ka shënuar një ndër golat më të bukur të këtij sezoni në Premier Ligë ndaj Crystal Palacet, megjithatë ishte i pamjaftueshëm për të arkëtuar pikët e plota.

Pas 11 ndeshjeve radhazi duke fituar Arsenali u ndal sot në barazimin 2 me 2 në udhëtim te Crystali. E këtë barazim duket se nuk e ka përjetuar mirë Xhaka.

“Ishte një përfundim i vështirë, dhe të dhemb kur nuk fiton. Do të punojmë që të jemi gati për ndeshjen e radhës. Faleminderit për mbështetjen e sotme ‘Topçinj’”, ka shkruar Xhaka në Instagram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme