Xhaka e Mustafi shkëlqejnë në derbin Arsenal- Tottenham

Prishtinë | 18 Nën 2017 | 15:35 | Nga

Arsenali e ka fituar derbin e Londrës duke e mposhtur Tottenhamin me rezultat 2-0.

Fituesi i përcaktua në pjesën e parë me dy golat e shënuara nga Mustafi e Sanchez.

Forca e Arsenalit në këtë përballje ishte në anën defanzive ku vendasit nuk i dhanë shanse për gol Harri Kanet dhe shokëve të tij.

Xhaka dhe Mustafi kishin një paraqitje fantastike në këtë derbi.

Me këtë fitore, Arsenali kalon në pozitën e pestë me 22 pikë, vetëm një më pak se Tottenhami.

https://www.youtube.com/watch?v=2YaY49BilEc

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme