Xhaka është i shkatërruar, por refuzon të kërkojë falje

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Granit Xhaka është i shkatërruar dhe i trishtuar, por vazhdon të refuzojë që t’iu kërkojë falje tifozëve të Arsenalit. Presioni ndaj Xhakës ka vazhduar edhe të martën, për sjelljet që i pati ai në fushën e lojës, të dielën mbrëma në barazimin 2:2 të Arsenalit me Crystal Palacen.

Kapiteni i Arsenalit pasi ishte ftuar që të zëvendësohej, kishte bërë disa veprime rresht që janë vlerësuar të papranuara e që erdhën si reagim ndaj fishkëllimave të tifozëve ndaj tij. Ai, ndër të tjera, e kishte hedhur shiritin e kapitenit dhe i kishte sharë tifozët, ndërsa e ardhmja e tij te klubi i madh londinez vazhdon të mbetet e paqartë. Ka pasur të tillë që i kanë dalë në mbrojtje reprezentuesit të Zvicrës, por më shumë që kanë kritikuar sjelljen e tij. Marrja e shiritit të kapitenit mund të jetë prej masave të Arsenalit, ndërkohë që janë bërë edhe thirrje që Xhaka të largohet nga Arsenali në janar, shkruan sot Koha Ditore.

Mediat në Angli, por edhe në Zvicër, kanë shkruar edhe të martën për mesfushorin kosovar. Është raportuar madje edhe për ndryshimin e fotografisë së tij të profilit në “Instagram”. Për sjelljen e tij kanë folur shumë njerëz të futbollit, ndërsa për të në rrjetet sociale vazhdon të komentohet shumë.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka folur gjatë për rastin e Xhakës në një konferencë për shtyp, të martën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme