Xhaka i bindur se Arsenali do të jetë në katërshen e parë

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori Granit Xhaka beson se Arsenali do të jetë pjesë e katër skuadrave më të mira në Premier League të Anglisë.

Xhaka ka thënë se Arsenali do ta zërë një vend për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Xhaka ka thënë se paraqitja kundër Liverpoolit ka dëshmuar se Arsenali meriton të jetë pjesë e katërshes së madhe të Anglisë.

Arsenali barazoi 1:1 në fundjavë.

“Ne e dinim se nuk do të pësonim disfatë, sepse treguam lojë dhe karakter të fortë. Ai që ka parë ndeshjen mund të shohë se jemi gati për katërshen e parë. Kemi pasur ngritje”, ka thënë Xhaka, njoftoi “goal.com” të hënën.

Arsenali është në vendin e pestë me 23 pikë, një më pak se Tottenhami që mban vendin e katërt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme