Xhaka i gëzon tifozët e Arsenalit

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Granit Xhaka ka shkelur sërish në fushën e futbollit, duke e nisur rikuperimin me stërvitje një javë pasi pësoi një dëmtim në ijë, që ia pamundësoi paraqitjen në derbin e fundjavës ndaj Manchester Cityt.
Gjatë javës, Xhaka iu nënshtrua një terapie me kupa, në përpjekje për t’u riaftësuar nga lëndimi i fundit. Kosovari i humbi dy ndeshjet e fundit të Arsenalit, përfshirë disfatën e hidhur ndaj Manchester Cityt këtë fundjavë, shkruan Gazeta Express.

Përfaqësuesi kosovar i Zvicrës ka zbritur në fushë në qendrën stërvitore të “Topçinjve” dhe është i lumtur që po rikthehet nga dëmtimi.

26-vjeçari u duk i lumtur në një fotografi nga stërvitjet, të cilën e ka postuar në rrjetet sociale.

Të ngjashme