Xhaka ia kthen Mourinhos pasi i tha vaksinohu

Prishtinë | 04 Sht 2021 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Mediat në Zvicër dhe në Angli raportuan që kosovari Granit Xhaka, i cili luan për Kombëtaren e Zvicrës, ka refuzuar ta marrë vaksinën anti-Covid.

Për këtë, Xhaka u lajmërua se është infektuar me Covid-19 dhe nuk do të luajë në ndeshjet për kualifikime në Botëror ku Zvicra luan kundër Italisë dhe më vonë kundër Irlandës Veriore.

Pas kësaj, Granit Xhaka para tri dite kishte postuar një fotografi ku kishte thënë se “është i lumtur për sfidat që e presin me Zvicrën”, por sot atij i ka ardhur një këshillë nga trajneri Jose Mourinho.

“Merre vaksinën Granit dhe je i sigurt”, ka qenë këshilla e Mourinhos për Granitin.

Ndërkohë, Granit Xhaka i është përgjigjur teknikut portugez.

“Faleminderit zotëri”, ishte përgjigjja e Xhakës drejtuar trajnerit të Romës.

Të ngjashme