Xhaka ka prioritet Premier Leaguan

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori kosovar Granit Xhaka insiston se për Arsenalin është më e rëndësishme të përfundojë në pozitën e katërt këtë edicion në Premier League sesa të avancojë në Ligën e Evropës, përcjellin mediumet angleze, transmeton Koha Ditore.

Arsenali aktualisht zë vendin e pestë në kampionat me 57 pikë, një më pak se Manchester Unitedi që është i katërti. Ndërkohë në Ligën e Evropës do të përballet me Rennesit këtë javë në kuadër të 1/8 të finales.

“Do të jetë një hap i madh për ne nëse arrijmë këtë edicion ta mbyllim në pozitën e katërt për t’u kthyer në Ligën e Kampionëve, por nuk është lehtë”, është shprehur Xhaka që këtë edicion ka shënuar tre gola dhe ka dhënë një asistim në 24 ndeshje në Premier League.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme