Xhaka: Le ta sjellim Carabao Cup në shtëpi

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 13:51 | Nga

Granit Xhaka ka folur para finales së madhe të Carabao Cup ndaj Manchester Cityt.

Arsenali dhe Manchester City do të ndeshen mes vete në finalen e Carabao Cup.

Skuadra e Pep Guardiolas ka treguar formë të lart këtë sezon dhe dëshiron ta fitojë trofeun e parë për këtë sezon.

Në anën tjetër, edhe skuadra e Arsene Wengerit ka pretendime për ta fituar Carabao Cup për këtë sezon.
Mesfushori me prejardhje shqiptare, Xhaka, ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të motivuar bashkëlojtarët e tij duke thënë se duhet ta sjellin kupën në shtëpi.

“Ne e dimë se duhet të jemi shumë më mirë, por arsyeja kryesore është të shkojmë tutje … tani ne përqendrohemi për të dielën”.

“Le ta sjellim kupën në shtëpi së bashku”, ka shkruar Xhaka në Instagram.

Ndryshe, finalja e Carabao Cup zhvillohet të dielën nga ora 17:30 në stadiumin Wembley në Londër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme