Xhaka: Nder dhe privilegj ta festoj 20 vjetorin e çlirimit të Prishtinës

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti me origjinë kosovare, Granit Xhaka, ka thënë se ka qenë nder dhe privilegj për të që ta festojë 20 vjetorin e çlirimit të Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ai ka thënë se përkrahja që merr nga Kosova i jep forcë dhe motiv të punojë më shumë në mënyrë që të tregojë sa nga i ka rrënjët, transmeton Klan Kosova.

“Ju falënderoj të gjithëve që ishit të pranishëm. Dashuria dhe përkrahja juaj më ka mbushur zemrën duke mos u kursyer asnjëherë që të jem mesin tuaj”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

Nder dhe privilegj, kur feston me stadiumin plotë 20-të vjetorin e çlirimit të Prishtinës, vendlindjes së prindërve të mi. Vërtetë isha i emocionuar si kurrë më parë, pasi që po zhvilloja ndeshjën në stadiumin që mban emrin e legjendës “Fadil Vokrri”, po ashtu përkrahja që marr nga Kosova ime më jep motiv dhe forcë të punoj e ku do që jam të tregoj se nga i kemi rrënjët. Ju falenderoj të gjithëve, që ishit të pranishëm, dashnia dhe përkrahja juaj më ka mbushur zemrën duke mos u kursyer asnjëherë që të jem mesin tuaj. I juaji, GX34

Gepostet von Granit Xhaka am Sonntag, 16. Juni 2019

Të ngjashme